Maqedoni
Arrinë në 32.000 numri i refugjatëve në Greqi
04.03.2016 16:40
Greqia është vërshuar nga refugjatët, numri i të cilëve arriti në 32 mijë.Vetëm në Idomeni mbeten të bllokuar mbi 14 mijë refugjatë...

Sot në portin e Piresë kanë mbëritur dy tragetë me rreth 700 refugjatë. Reshjet e mbrëmshme të shiut në Idomeni vështirësuan edhe më shumë gjendjen e refugjatëve në këtë zonë. Mëngjesin e sotëm ata i zuri duke shprazur ujin dhe baltën nga tendet e tyre improvizuese.
“Tenda ime është mbushur plotë me ujë. Mbrenda jemi 7 persona. Këtu është shumë ftohtë dhe të gjitha rrobat që i patëm na u lagën me ujë. Nuk kemi çfarë të veshim as ku të shkojmë”, shprehet refugjati.
Duket se golgota e tyre nuk ka të ndalur. Gjendja në zonën ndërkufitare Maqedoni-Greqi edhe më tej përgjan si në vendet e Afrikës.Luftë për mbijetesë.
Në nivel ditor përmes Qendrës së pranimit në Gjevgjeli sot tranzituan rreth 400 refjugjatë të rinj.
“Uji ka hyrë brenda tendeve tona dhe është shumë ftohtë. Unë kam 8 persona me vete dhe nuk e di se çfatë tu bëjë atyre. Djali im i vogël është i sëmurë”, theksoi refugjati.
“Edhe tenda ime është mbushur plot me ujë. Ne jemi 4 persona dhe kemi veç dy batanie. Mbrëm ra shi këtu dhe na la të qendrojmë jashtë tendeve”, shprehet refugjati.
“Brenda tendeve mund të notoni dhe të fleni njëkohësisht”, theksoi refugjati.
Kriza e refugjatëve u diskutua edhe në konferencën e OSBE-së në Romë ku morri pjesë edhe presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov.
“Maqedonia është pjesë e zgjidhjes gjithpërfshirëse evropiane dhe me gëzon fakti se kur përgaditen plane për të ardhmen e Bashkimit Evropain, Maqedonia është pjesë e saj. Në këtë moment BE është aq e fuqishme sa është i fuqishëm sinxhiri më i dobët, Grerqia në këtë rast. Megjithatë siguria e BE-së gjithashtu varet nga ajo se sa e sigurt është Maqedonia për arsye se vendi ynë i ka të gjitha të dhënat e regjistrimeve të refugjatëve”, shprehet presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.
I të njëjtit mendim është edhe ministri jashtëm i Maqedonisë Nikolla Popovski. Në një intervistë për “Asociated Press” Popovski i bërri thirrje Greqinë që t’i largojë refugjatët nga teritori i sajë sepse është në interes të tyre ata të vendosen në qendrat evropiane.
Ndërkohë frika e mbërritjes së valës së re të refugjatëve nga Greqia dhe Maqedonia në Shqipëri kanë detyruar autoritete e Shipërisë të blindojnë kufijt.
Shqipëria angazhoi 450 polic në Qafë-Thanë, Kapshticë, Tri Urat, Kakavijë dhe Qafë-Botë, që kryejnë patrullime të vazhdueshme në zonlën e gjelbër të kufirit me qëllim evidentimin e çdo rasti të shkeljes së kufirit nga refugjatët. Të njëjtën filloi ta bëjë edhe Mali i Zi.
REXHEP QAMILI
