Maqedoni
Neziri: Llatinovski të tërheq vendimin për kryqin
04.03.2016 16:47
Protestuesit e vendosur në tendat e ngritura në Butel të Shkupit, për të kundërshuar vendimin e kundërligjshëm...

Protestuesit e vendosur në tendat e ngritura në Butel të Shkupit, për të kundërshuar vendimin e kundërligjshëm të kësaj komune për vendosjen e një kryqi gjigant, vazhdojnë protestën.
Ata thonë se do të qëndrojnë aty deri në plotësimin e kërkesës së tyre anulimin e vndimit, që komuna e Butelit e solli pa i njoftuar këshilltarët shqiptar.
“Protestuesit edhe sot po vazhdojnë të rrinë këtu në tendat e vendosura, në Butel. Ata thonë se nuk kanë për qëllim të largohen prej këtu deri sa Komuna e Butelit të anulon vendimin për vendosjen e kryqit në këtë vend”.
Në kamp po qëndrojnë edhe funbksionarë të lartë të BDI-së, përfshi Minsitrin e Ekonomisë Bekim Neziri, i cili deklaroi se në këtë mënyrë po shfrytëzohet e drejta për të protestuar, pasi kryetari i komunës së Butelit Petre Llatinovski po keqpërdor ligjin.
“Ne të cilët jemi të organizuar shfrytëzojmë vetëm një mjet demokratik që të shfaqim paknaqësnë tonë dhe mjetet demokratike duhet të respektohen. Kryetari i komunës së Butelit thiret në vendim të pajisjes urbane, mirëpo në pajisje urbane në ligj është e definuar që objekti i cili është më i lartë se 3.5 metra nuk hyn në pajisje urbane, nga ana tjetër jep deklaratë se do të vendon një kryq i cili është 55 metra, me automatizëm është përgjigja se ai keqpërdor ligjin për tga realizuar një vendim i cili është joligjor”, shprehet shefI i shtabit zgjedhor të BDI-së, Bekim Neziri.
Por kryetari i komunës së Butelit Petre Llatinovski dhe VMRO-DPMNE kanë kërkaur nga MPB që të intervenojë për lirimin e hapësirës në rreth-rrotullimin në Butel.
“Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski nuk e bëri punën për të cilën është paguar nga qytetarët. Oliver Spasovski mbrëmë nuk mundi që të parandaloj prishjen e rendit dfhe qetësisë publike, si dhe uyurpimine tokës së Komunës së Butelit. Kërkojmë që ministri Spasovski të jep asistencë që të lirohet vendin tek rrethrotullim i në komunën e Butelit. Kjo hapsirë është publike por për fat të keq u uzurpua nga ana e personave të panjohur”, shprehet kryetari i komunës së Butelit, Petre Llatinovski.
“MPB ka obligim kushtetues të mbroj ligjet, rendin, qetsinë dhe sigurinë e qytetarëve. Oliver Spasovski nuk e plotësoi këtë obligim kushtetues. Oliver Spasovski dhe Edmon Ademi nga LSDM dje ishin turp për rendin kushtetues të Maqedonisë. Oliver Spasovski dje lejoi masa të merr ligjin nu duart e saja”, shprehet deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Gjorçev.
Por MPB në njoftimin e sajë ka bërë të ditur se protesta ka vijuar në mënyrë të qetë dhe pa incidente.
“Situata gjatë natës së mbrëmshme ka qenë e qetë, nuk është shënuar asnjë incident përveç atyre paraprake, ku u dogj një palmë, u prish gur-themeli dhe rrethoja e kryqit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
ERSAN PAJAZITI
