Maqedoni

Arifi: Jugohrom të vendosë filtra ekologjik

04.03.2016 17:02

Pas fillimit me punë të kombinati Jugohrom, ka reaguar komuna e Tetovës, nga e cila kanë bërë të ditur se kanë themeluar një trup koordinues...

Pas fillimit me punë të kombinati Jugohrom, ka reaguar komuna e Tetovës, nga e cila kanë bërë të ditur se kanë themeluar një trup koordinues, i cili  do të merret  me gjithë ata të cilët ndikojnë  në ndotjen e ajrit në Pollog.
 
Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi thekson se çdo kapacitet industrial duhet të punojë sipas ligjit, duke vendosur edhe filtrate ekologjik.
 
“Qëndrimi ynë do jetë që edhe më tej të kërkojmë nga gjitha institucionet përkatëse dhe të insistojmë sa më tepër që këto kapacitete industriale të funksionojnë në bazë të logjikës së standardit të jetës së qytetarëve. Një trupë multidisiplinare dhe shumë institucionale dhe kryesisht do të ketë për qëllim të merret me çështjet e ndotjes dhe të ndjek parametrat e ndotjes, të ndjek vendimet e këshillit komunal të Tetovës për sa i përket këtyre çështjeve, të kërkoj nga i institucionale të cilat janë pjesë e këti këshilli koordinues të marinë masat e tyre në këtë vendim, ky kurse do të ndjek detyrat që i merë për sipër dhe do ketë një qëllim të vetëm që të punoj në baza i institucionale për të ulur nivelin e ndotjes së ajrit”, shprehet kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
 
Reagimi i komunës së Tetovës vjen pas rifillimit me punë të kompanisë Jugohrom, në fillim të këtij muaji, puna e të cilës u ndërpre në fillim të këtij viti, meqë në mungesë të filtrave ekologjik, kjo kompani llogaritet si ndotësi më i madh në Pollog. 
 
VISAR SADIKI