Opozita çon Thaçin në kushtetuese, paralajmëron protesta më 26 mars
Deputetët e tri partive politike opozitare në Kosovë Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, e kanë dërguar kërkesën për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së votimit të Hashim Thaçit, për president...

Ata pretendojnë se Zgjedhja e Thaçit për president në seancën e 26 Shkurtit të këtij viti, është bërë me disa shkelje procedurale dhe materiale.Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese u dorëzua nga deputetët opozitarë Bali Muharremaj, Aida Dërguti dhe Enver Hoti.
Një nga shkeljet që pretendon opozita se janë bërë është mosprania e 120 deputetëve në sallë, duke pasur parasyshë këtu edhe dorëheqjen nga mandatit i deputetit i Ramush Haradinajt.
“Shpesh herë vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë qenë të pakënaqshme, por kësaj here po e testojmë prap gjykatën”, ka thënë deputetja Aida Dërguti.
Opozita shpreson se me shpalljen e zgjedhjes së Thaçit në kundërshtim me procedurat kushtetuese Kosova do të shkojë në zgjehdje të parakohëshme.
Ndërsa kërkesën për zgjedhje të parakohëshme opozita do të vazhdojë ta paraqes edhe në protestën e rradhës të papralajmëruar për 26 mars.
Por Kryetari I Kuvendit Kadri Veseli ka deklaruar se Hashim Thaçi është zgjedhur president I Kosovës në përputhje me ligjin.
Poashtu Veseli ka bërë të ditur se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës është caktuar më 10 mars.
Por opozita ka paralajmëruar se do të vazhdojë me bllokimin e punës së kuvendit.
GYLTENE SINANI
