Sipas “Reuters”, Kosova është anëtare më e re e UEFA-së
Kosova më 3 maj pritet të pranohet në UEFA. Shtëpia më e madhe e futbollit evropiane, në fillim të muajit maj do ta mbajë Kongresin...

Kosova më 3 maj pritet të pranohet në UEFA. Shtëpia më e madhe e futbollit evropiane, në fillim të muajit maj do ta mbajë Kongresin e radhës në të cilin do të diskutohet për pranimin e Kosovës në UEFA.
Një zyrtar i UEFA-së të premten ka konfirmuar lajmin që Kongresi i UEFA-së do të votojë më 3 maj për ta lejuar ose jo Kosovën. Nëse pranohet Kosova, atëherë do të jetë anëtarja e 55-të e UEFA-së, shkruan Reuters.
Sipas Reuters, Kosova pritet që pastaj të kërkojë anëtarësim të plotë në FIFA në muajin maj. Në rast se pranohet si anëtare e 55-të e UEFA-s, atëherë Kosova do të mund të përfshihet edhe në kualifikimet për Kupën e Botës 2018, që nisin në shtator të këtij viti. Ka qenë greku Theodore Theodoridis, i cili e ka konfirmuar sot një gjë të tillë në një konferencë për media në selinë e UEFA-s.
Theodoridis tha se UEFA do të kërkojë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, më 17 e 18 mars në Cyrih, për të përgatitur dokumentet për ta pranuar Kosovën si një anëtare të organizatës botërore. FIFA mban Kongresin e saj vjetor më 13 maj në Mexico City.
"Po, ata (Kosova) mund të luajnë në kualifikimet e Kupës së Botës 2018. Por, janë dy hapa që duhet kaluar", ka theksuar Theodoridis, duke aluduar në anëtarësimin e Kosovës në UEFA e FIFA në Kongreset e muajit maj.
Në fakt, Theodoridis sot u emërua përkohësisht sekretar i përgjithshëm i UEFA-s, në vend të Gianni Infantinos, i cili ditë më parë u zgjodh president i UEFA-s.
Njëherësh Theodoridis do ta luajë edhe rolin e kreut të UEFA-s, duke pasur parasysh se Platini është pezulluar nga posti i presidentit dhe po pret një verdikt të Gjykatës së Arbitrazhit Sporti.
