Sportet E Tjera
Pintaurault tregon kualitetet në sllallomin e madh
04.03.2016 17:22
Skiatori francez, Alexis Pinturault, është në formë jashtëzakonisht të mirë dhe shënoi fitore në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Kranjska Gora të Sllovenisë...

Francezi në rrëshqitjen e parë ishte shumë i mirë, por edhe në të dytën tregoi kualitetet e tija dhe ngadhënjeu me kohë të kaluar për 1:52,18 minuta.
Ai ka pasur kohën më të mirë për 47 qindtat se austriaku Philipp Schörghofer i cili zuri vendin e dytë në renditje. Lideri i renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës, Marcel Hirscher, renditet në vend të tretë, por pati kohën më të dobët për 69 qindtat se fituesi i garës.
Norvegjezi Henrik Kristoffersen (Norvegjia) u përpoq mjaft por nuk pati paraqitje ashtu si ka pritur dhe zuri vendin e katërt apo pati kohën për një sekondë e 12 qindtat më të ngadalshëm se pozita e parë.
Në renditjen e sllallomit të madh, Hirscher kryeson me 621 pikë, duke lënë prapa Pinturaultin (530), Kristoffersenin (401) etj. ndërkaq në klasifikimin e përgjithshëm të Kupës së Botës, Hirscher udhëheq me 1.425 pikë dhe me hapa të sigurt shkon drejt titullit të ri.
Ndërkaq, Kristoffersen është në vend të dytë me 1.132 pikë, ndërsa Pinturault ngjitet në pozitën e tretë me 960 sosh, i pesti është Svindal (916).
