Maqedoni

Zhvillimet në Butel: Ikje nga përgjegjësia, kundër marrëveshjes politike

04.03.2016 17:32

Zhvilllimet e fundi kundër kryqit në Butel të Shkupit kanë për qëllim defokusimin e opinionit dhe vendosjen e perdes përpara krimit...

Vlerësimi vjen nga kryetari i Civil, Xhabir Deralla në debatin e organizuar nga shoqata joqeveritare. Ndërkaq Bojan Mariçiq nga Qendra për arsimim europian thotë se përçarjet ndërfetare nxjerin në pah tendencat e pushtetit për të varosur Marrëveshjen e Përzhinës. 
 
“E gjith situata ka arritur në fazën që nuk pranohet nga askush. Sikurse në rastin e Kumanovës kur qytetarët treguan maturi dhe pjekuri, ashtu edhe tani, pjesa më e madhe e qytetarëve vepron njëjtë, thjeshtë refuzojnë këto përpjekje që të ngritet perde përpara përgjegjësisë për krimin”, shprehet kryetari i Civil, Xhabir Deralla.
 
“Kjo është një bombë ose hedhje rërë në sy kundër pesë çështjeve: e para është që nëpërmjet gjykatës kushtetuese të shpëtohet nga përgjegjësia e krimit zgjedhor, kundër veprimit të prokurorisë speciale, kundër vizitës aktuale të funksionarit të lartë amerikan Hojti, kundër gjetjes së zgjidhjes për reformat në media dhe pastrimit të listës zgjedhore”, shprehet drejtori i qendrës për arsimim europian Bojan Mariçiq.
 
Me qëndrim të ngjashëm edhe analisti politik Ramadan Ramadani dhe deputetja e LSDM-së Lidija Dimova.
 
Analisti Ramadani thotë se me krijimin e ndasive po tentohet të rënohet stabiliteti dhe demokracia si parakusht për zgjedhje legjitime.
 
Ndërkaq deputetja Dimova shprehet se mbajtja e zgjedhjeve më pesë qershor do të varet vetëm nga përmbushja e Marrëveshjes së Përzhinës.
 
”Ne kemi vërejtur se miqtë tanë ndërkombëtarë, BE, dhe NATO këmbëngulin që me zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës të kthejnë demokracinë në vend, dhe tani po ndodh proces I kundërt sikurse ishte rasti me shqiponjën dhe kryqin për të tërhequr vëmendjen në llogari të stabilitetit dhe demokracisë”, shprehet analisti Ramadan Ramadani.
 
“Se a do të mbahen zgjedhjet më pesë qershor apo në ndonjë datë tjetër nuk e dijmë, megjithatë e dijmë se do të mbahen në kushte ku do të ekzistojnë standardet minimale për zgjedhje demokratike. Bëhet fjalë për pastrimin e listës zgjedhore  dhe reformimi i mediave”, shprehet deputetja e LSDM-së, Lidija Dimova.
 
Në debat edhe pse të ftuar munguan ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski, si dhe kordinatorët e katër grupeve parlamentare, BDI-së PDSH-së VMRO-së dhe LSDM –së.
 
MERAL ISMAILI