Botë
UNHCR: Plan 6 pikësh për zgjidhjen e krizës me refugjatët
04.03.2016 18:04
Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për refugjatet UNHCR para shefave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ka dorëzuar...

Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për refugjatet UNHCR para shefave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ka dorëzuar propozimin për planin 6 pikësh për zgjidhjen e krizës me refgugjatët.
Me këtë rast UNHCR paralajmëron se situata me refugjatët përkeqësohet në mënyrë drastike në kampin grek Idomeni, ku për momentin gjenden mbi 30 mijë persona.
“Situata po përkeqësohet shpejt, rreth 30 mijë persona janë në Greqi për momentin, ku një e treta janë të vendosur në kampin e pranimit ne kufi me Maqedoninë, Idomeni. Edhe pse autoritetet greke dhe ushtria kanë përforcuar kushtet, megjithatë mijëra refugjatë janë duke fjetur në qiell të hapur, pa pranim adekuat, pa shërbime, ndihmë apo informacione. Ashtu sic po rriten tensionet, aq më tepër mundet që situata të eskalojëedhe më tepë në një krizë më të madh”, shprehen nga UNHCR.
“UNHCR përkrah përpjekjet e qeverisë greke që përmes dërgimit e personelit , ndihmës në koordinimin e ndihmës, dhe sigurimin e kapaciteteve për strehim të jashtzakonshëm, në emër të të gjitha shteteve anëtare të BE-së të cilat duhet të marrin përgjegjësi në emër të gjithë Evropës për regjistrimin e njerëzve dhe shpërndarjes së tyre sipas sistemit i dalë nga një marreveshje paraprake”, theksojnë nga UNHCR.
Propozimi i UNHCR-së parashikon edhe kyçjen e qendrave të Bashkimit Evropian në çdo shtet anëtare të BE-së, të cilët duhet të marrin përgjegjësinë në emër të të gjithë evropës për regjistrimin e refugjatëve sipas planit të paraparë.
Njëkohësisht edhe komisari i Lartë për refugjatë Filipo Grandi kërkoi 10 % të refugjatëve sirian të sistemohen anembanë botës gjatë 3 muajve të ardhshëm.
Ai shpreson se ky propozim do të jetë i pranueshëm për të gjithë anëtarët në kuadër të punimeve të konferencës e cila duhet të mbahet me datë 30 mars të këtij viti.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
