Futboll

Derbi Shkupi – Rabotniçki, në Veles dhe pa shikues

04.03.2016 18:11

Përderisa nga UEFA erdhën lajme mjaft të mira për futbollin kosovar, në skenën futbollistike në vendin tonë, nuk mund të shikohet edhe me aq optimizëm...

Situata e tensionuar politike, ka ndikuar edhe në futbollin e shoqërisë elitare, dhe kësisoj, ndeshja të cilën shkupjanët e pritnin me padurim, derbi I kryeqytetit mes Rabotniçkit dhe Shkupit, në vend se të luhet në Arenën Filipi I Dytë në Shkup, do të luhet në Veles, dhe pa praninë e publikut.
 
Njëherësh, Shkëndija ndaj Mlladostit në Çair të Shkupit, në vend se të luaj të dielën, do të luaj të hënën.
 
Sipas Federatës Futbollistike të Maqedonisë, e gjithë kjo ka ndodhur pas rekomandimeve që kanë ardhur nga Ministria e Punëve të Brendshme. / Mustafa Ademi
 
KAMPIONATI FUTBOLLISTIK
Liga e parë – java e 21-të
 
E diel, ora 14.00
 
Rabotniçki – Shkupi (Veles)
Renova – Horizont T. (Kërçovë)
Sileksi – Metalurgu (Kratovë)
 
E hënë, ora 14.00
 
Shkëndija – Mlladost C.D. (Çair)
 
E martë, ora 14.00
 
Vardari – Bregallnica (Shkup)