Basketboll
Dyshja Curry-Thompson bën ligjin, Golden State mposht Oklahomën
04.03.2016 18:12
Katër ndeshje të luajtura mbrëmë në NBA, por në parket kanë zbritur disa nga ekipet pretendente për titull...
Kampionët e Golden State fituan 121—106 ndaj Oklahomës, në njën takim ku u përballën dy skuadra pretendente për titull.
Kjo është fitorja e 55-të sezonale për Warriors, ku u dallua Stephen Curry me 33 pikë, që u rikthye në parket pas mungesës në takimin e fundit.
Mirë u paraqit edhe Thompson me 21 pikë, ndërsa në kahun tjetër u dallua Durant me 32 pikë e 10 rebaund.
Mirë u paraqitën edhe Westbrook me 22 pikë e Ibaka me 20, por që mbetën për statistikë.
Me fitore kundërpërgjigjet edhe San Antonio, që mundi 94-86 New Orleans, në një ndeshje të dominuar nga skuadra mike. Leonard me 30 pikë e Aldridge me 26 bënë diferencën në fushë për Spurs, që arritën fitoren e 52-të në kampionat, ndërsa për vendasit, 23 pikët e Gordon, mbetën për statistikë.
Fiton edhe Miami, 108-92 ndaj Phoenix, ku u dalluan Wade me 27 pikë e Dragic me 25.
Në kahun tjetër, Brooker realizoi 34 pikë, por i pambështetur sa duhet nga skuadra.
Në sekondat e fundit fiton Sacramento, 104-101 ndaj dallas, falë 22 pikëve e 13 rebaund të Cousins.