Botë

Hojt Ji: Për zvillimet në Butel të reagojnë liderët

04.03.2016 18:35

Përfaqësuesi i Departamentit amerikan të shtetit Hojt Ji I cili prej dje ka qëndruar për vizitë në Maqedoni ka komentuar zvillimet rreth ndërtimit të kryqit në Butel...

Përfaqësuesi i Departamentit amerikan të shtetit Hojt Ji I cili prej dje ka qëndruar për vizitë në Maqedoni ka komentuar zvillimet rreth ndërtimit të kryqit në Butel, duke apeluar për uljen e gjakrave. 
 
Trazira dhe protesta mund të hasen gjithkund, por e rëndësishme është mënyra e ballafaqimit me një situatë të tillë thot Ji.
 
“Vendi duhet të bashkohet dhe të punoj drejt qëllimeve të përbashkëta. Këto incidente janë të pashmangshme, pasi ndodhin në shumë vende përfshirë edhe vendin tim. Me rëndësi është se si liderët politik, fetar dhe ata të shoqërisë civile do të reagojnë. Llogarisim në këta liderë që të bëjnë atë që është e përgjegjshme e ajo është që të gjenden mënyra se si do të shërohen plagët dhe të parandalojnë ndarjet. Besoj se ka liderë të përgjegjshëm që dinë çfarë duhet bërë”, deklaroi Brajan Hojt Ji.