Maqedoni

Komisioni për çështje fetare apelon për zgjidhje institucionale për Butelin

04.03.2016 19:31

Komisioni për mardhënie ndërmjet bashkësive fetare dhe grupeve religjioze, ka reaguar lidhur me zhvillimet në Butel, duke apeluar për bashkëjetesë...

I ftojmë besimtarët e përkatësisë islame dhe krishtere ti respektojnë parimet e besimit.

Ata e dinë mirë se as shqiponja e as kryqi nuk do ti bëjnë fitimtarë dhe të mundur.

Ata historikisht kanë jetuar në tolerance fetare dhe bashkëjetesë, si edhe vet kanë ditur mes vete të ndajnë momente të përbashkëta në të mire dhe të keqe.

As të krishterët nuk janë grumbulluar ndonjëherë për të protestuar kundër ndërtimit të Xhamisë e as nuk ju kanë penguar lutjet e imamëve.

Ata që mbrëm i shkelën themelet e bekuara për kryqin, a ishin fitimtarë?  Është koha edhe muslimanët edhe të krishterët të kthehen tek rrënjët e të parëve të tyre, sepse pikërisht ata ishin model se si jetohet në Maqedoni.

Apelojmë problemi të zgjidhet në mënyrë institucionale, theksojnë nga Komisioni për mardhënie ndërmjet bashkësive fetare dhe grupeve religjioze.

Ndërsa Ipeshkvia ortodokse e Shkupit, si pjesë e Kishës ortodokse të Maqedonisë, ka dënuar ashpër, siç thuhet, aktin vandal të përdhosjes së themeleve të bekuara dhe të shenjtëruara për ndërtimin e kryqit dhe u bën thirrje institucioneve të mbrojnë vendin ku janë vënë themelet e kryqit.