Botë
Ankara: Tanket turke granatuan caqe të SHI-së në Siri
04.03.2016 20:17
Armata turke sot kumtoi se tanket e saj kanë granatuar caqe të grupit xhihadist Shteti Islamik (SHI ) në Sirinë e Veriut...

Kumtesa e Armatës pasoi pasi formacioni i armatosur i kurdëve sirianë, Forcat për mbrojtjen e popullit, akuzoi se forcat turke kanë sulmuar pozita të luftëtarëve të tyre në rajonet kufitare.
"Tanket turke kanë gjuajtur mbi pozitat e SHI-së në Sirinë e Veriut dhe jo mbi Forcat kurde për mbrojtjen e popullit", deklaroi një burim i paemëruar i Forcave të armatosura të Turqisë.
Forcat për mbrojtjen e popullit sot kumtuan se dy tanke turke kanë gjuajtur dhjetëra granata mbi pozitat e tyre në rajonin Afrin në Sirinë Veriore./mia
