Botë

SHBA: Joe Biden në vizitë në Lindjen e Mesme

04.03.2016 21:36

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, nesër niset për një vizitë në Lindjen e Mesme...

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, nesër niset për një vizitë në Lindjen e Mesme, që ç’rast do të fokusohet në situatën në Iran dhe Siri dhe, po ashtu, në interesat ekonomikë dhe energjetikë të Shteteve të Bashkuara.
 
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se sipas itinerarit të vizitës, përfshihen edhe ndalesa në Emiratet e Bashkuara Arabe, Izrael, Bregun Perëndimor dhe Jordani.
 
Zoti Biden, gjatë këtij turneu, do të takohet edhe me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, presidentin e Aurotietit Palestinez, Mahmoud Abbas.
 
Por, në agjendë nuk ka nismë madhore për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez.
 
Shtëpia e Bardhë tha se nuk beson se të dy palët kanë vullnet politk për ripërtritjen e procesit të paqes./evropaelire