Kriza e refugjatëve, Evropa duhet të krijojë strategji të përbashkët

05.03.2016 14:12

Numri i refugjatëve që do të pranojë Maqedonia do të varet nga marrëveshja me vendet veriore ku lëvizin refugjatët...

Numrat e fundit janë rreth 500 refugjatë në ditë.Ministri i Mbrojtës i Maqedonisë, Zoran Jolevski, pas vizitës tek anëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë që janë të stacionuar në kufirin jugor, tha se Evropa duhet të krijojë një strategji të përbashkët për tu ballafaquar me krizën e refugjatëve.

“Numri i refugjatëve që do të pranojë Maqedonia do të varet nga marrëveshja me vendet veriore ku lëvizin refugjatët. Numrat e fundit janë rreth 500 refugjatë në ditë, ndërsa në të ardhmen aq sa refugjatë do të pranohen në Slloveni, Kroaci dhe Serbi, aq do të pranohen edhe në Maqedoni” – tha Ministri i Mbrojtës i Maqedonisë, Zoran Jolevski.

Jolevski tha se kriza e refugjatëve, është problem serioz dhe më i madh për Evropën pas Luftës së Dytë Botërore,dhe  është e nevojshme të krijohet një strategji e përbashkët se si të veprohet për zgjidhjen e këtij problemi.

Poashtu në këtë zgjidhje duhet të përfshihen të gjitha vendet e Evropës, përfshirë edhe Turqinë, Jolevski njëherit tha se , që shpresat mbeten  që Samiti mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian do të japë disa rezultate për tu ballafaquar me këtë krizë. Jolevski shtoi se për arsye të rritjes së vazhdueshme të numrit të refugjatëve të cilët presin të hyjnë në territorin e Maqedonisë, rriten edhe forcat policore në anën maqedonase, me qëllim që të mbajnë situatën nën kontroll.

MAQEDONIA VARET NGA VENDET E “RRUGËS BALLKANIKE”

Ai theksoi se numri i refugjatëve që do të pranojë Maqedonia varet nga vendet e “rrugës ballkanike”.

Ministri Jolevski njoftoi se në Idomeni presin rreth 13 mijë refugjatë për të kaluar kufirin, ndërsa në tërë territorin e Greqisë ndodhen edhe 60 mijë të tjerë të cilët duan të vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt vendeve të Evropës Perëndimore. Momentalisht në qendrën për pritje të refugjatëve në Gjevgjeli ndodhen vetëm një numër i vogël i refugjatëve.

Në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm nga Gjevgelia për në Tabanovcë u transportuan vetëm 179 refugjatë, ndërsa mëngjesin e djeshëm treni u nis për në Tabanovcë me 415 refugjatë. (Gyltene Sinani, TVM2)