Zaev e përshëndet marrëveshjen për ndalimin e protestave të shqiptarëve në Butel

05.03.2016 14:21

Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, iu gëzua vendimit për ndërprerjen e protestave nga ana e shqiptarëve për vendosjen e Kryqit në Butel të Shkupit....

Sipas Zaev, është për t`u përshëndetur arsyeja se pse këto protesta janë ndaluar nga ana e shqiptarëve, dhe se në këtë mënyrë është bërë një veprim i matur. “Vlen të përshëndetet vendimi i matur i bashkëqytetarëve shqiptar që të tërhiqen nga protestat, veçmas për t’u përshëndetur është arsyeja – festa fetare e ortodoksëve.

Respekt për qetësinë e gjithë përfaqësuesve të MPB-së dhe ministrit Oliver Spasovski”, shkroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook.