“Hajde” në protesta, kërkon mbrojtjen e kushtetutës nga gjykatësit

05.03.2016 15:23

Platforma qytetare “Hajde” bashk me disa qytetarë të tjerë edhe njëherë protesuan para gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit të saj për ndryshimin e ligjit për amnesti...

Ata kërkuan nga pesë gjykatësit që kohë më parë votuan pro këtyre ndryshimve të japin dorëheqje të mënjëhershme dhe të shfuqizojnë vendimi për ndryshimin e ligjit.   

“Ne do të protestojmë deri sa gjykatësit që dhanë dritë jeshile për këto vendime nuk do të japin dorëheqje, derisa nuk i ç’lirojmë institucionet shtetërore nga shoqata kriminale dhe do të protestojmë derisa ata nuk do të përgjigjen para organeve kompetente për krimet e bëra deri tani” – tha Uranija Pirovska.

“Ne jemi këtu për të rikthyer dinjitetin dhe për  të rikthyer drejtësinë  dhe jemi këtu për të zbardhur ftyrën e prindërve, miqëve dhe bashkqytetarëve tanë që jeten e tyre viteteve të fundit e kaluan në mjerim për shkak se kriminelet e vodhën gjithë shtetin” – tha Slavço Dimitrov.

Nga platforma qytetare “Hajde” thanë se protestat do të vazhdojnë të organizohen edhe ditëve në vijm deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Sipas kësaj plaftorme gjyqëtarët Elena Gosheva, Nikolla Ivanovski, Vlladimir Stojanoski, Vangellina Markudova dhe Jovan Josifovski kanë shkelur Kushtetutën, të drejtën dhe drejtësinë duke e votuar për të ketë amnesti të personave që kanë bërë manipuime zgjedhore. (Rexhep Qamili, TVM2)