Shënohet epopeja e UÇK-së, përkujtohet sakrifica e familjes Jashari

05.03.2016 16:53

Në kazermën “Adem Jashari”u mbajt manifestimi që shënoi 18 vjetorin e luftës dhe rënies së Jasharëve në Prekaz të Skenderajt....

Për nder të “Epopesë së UÇK-së”, për të përkujtuar sakrificën e Komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij, dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovcës, u mbajtën një sër aktivitetesh përfshi edhe manisfestimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Ky manifestim u organizua nën patronatin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku të pranishëm ishin të gjithë krerët shtetërorë.

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari në manifestimin për nderë të Epopesë së UÇK-së, ka porositur që të çohet deri në fund amaneti i të gjithë atyre që ranë për liri dhe pavarësi të Kosovës.     

“Ushtarë të nderuar, mua po më kënaqet zemra, kur po u shoh juve këtu para nesh, se dikur në këtë vend këtu është rreshtuar dhe ka komanduar ushtria serbo-sllave e Beogradit. “Ne duhet të jemi sy qel, të punojmë dhe të veprojmë, të ruajmë gjakun e bijve dhe bijave tona. Ta qojmë amanetin ku ata dëshiruan. Nëse punojmë së bashku, çdo gjë do të kalojmë më lehtë” – tha përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari.      

Presidentja e Kosovës në largim, Atifete Jahjaga ka deklaruar se sot është dita që simbolizon bashkimin për ta ndërtuar shtetin, pa e sfiduar demokracinë e brishtë të Kosovë.  

“Sot është dita që simbolizon bashkimin e qytetarëve të Kosovës rreth një synimi të përbashkët për ndërtimin e një vendi të zhvilluar e të përparuar, demokratik e shumë kulturor. Është dita kur duhet më shumë respekt e dashuri për shtetin tonë, për atdheun tonë, pa e sfiduar demokracinë e brishtë të tijë” – tha presidentja e Kosovës në largim, Atifete Jahjaga.                              

Presidenti i zgjedhur I Kosovës, Hashim Thaçi, ka vleërsuar se Epopeja e UÇK-së është pika kulmore historike e kombit tonë.

"Sakrifica legjendare e komandantit, Adem Jashari dhe familjes së tij janë sublimim i synimeve shekullore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, thekson Thaçi.

Ndërsa për kryemi9nsitrin Isa Mustafa kjo është një ditë e përkujtimit të heroizmit të familjes Jasharaj. Ditë që dëshmon sakrificën e shumë njerëzve dhe gjeneratave për liri.

Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 forcat serbe sulmuan familjen dhe lagjen Jashari në Prekaz të Skenderajt, duke vrarë mbi 50 persona, shumë prej tyre fëmijë.

Kjo masakër e forcave serbe alarmoi botën demokratike prandaj si rrjedhojë e veprimeve të këtilla pasoi edhe intervenimi I NATO-s ndaj Serbisë. (Gyltene Sinani, TVM2)