Ndërpriten protestat në Butel, Mexhiti: Kjo çështje do të zgjidhet në frymën e M. së Ohrit

05.03.2016 17:32

Mbrëmë janë ndërprerë protestat në tendet e Butelit që kishin të bëjnë me pengimin e ndërtimit të kryqit gjigant në këtë lagje.

Kordinatori i Komisionit kundër ndërtimit të kryqit dhe nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti njoftoi se për çështjen në fjalë është rëndë dakord të zgjidhet në frymën e Marrveshjes se Ohrit ku parashihet që çështjet e karakterit të tillë të votohen me Badinter.     

“Kemi mirëkuptim të asaj feste ku një numër i madh i qytetarëve të Shkupit dhe viseve tjera tranzitojnë drejt varezave të Butelit dhe duke mos dashur që ne t’i prijmë incidenteve konflikteve ndërfetare, ndëretnike sepse këtu ishim për të gjetur zgjidhje, për të kontribuar në gjetjen e zgjidhjes e jo për të qenë pjesë e problemit apo për të krijuar probleme. Në komunikim edhe me faktorin ndërkombëtarë edhe me institucionet jemi marr vesh të jetë një zgjidhje në frymën e marrëveshjes së Ohrit duke respektuar parimin e Baditerit sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’i shërbejmë marrëdhnieve të mira ndëretnike dhe ndërfetare në komunën e Butelit dhe në Maqedoni në përgjethësi” – tha nënkryetar i BDI-së, Izet Mexhiti.

Spasovski: Padi ndaj personave që lënduan policët

Ndërkohë në kundërprotestat e mbrëmshme të të rinjve maqedonas u lënduan tre policë në lagjen Butel.

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski sot i vizitoi ata dhe tha se MBP- ja ka kryer punën e saj në mënyrë profesionale dhe ka kontibuar të mos eskaloje situata dhe paralajmëroi padi penale ndaj disa rasteve të caktuara dhe personave që kanë lënduar policët.  

“Kjo kohë në Maqedoni është kohë ku duhet të merren vendime racionale dhe të arsyeshme e jo vendime në nivel të emocioneve. Policia veproi në përputhje me  rregullat dhe besojmë se gjëja më rëndësishme është të ruajmë paqen, stabilitetin dhe para se gjithash të mos lejojmë të  kemi eskalim të situatës. Është lehtë të ndizni zjarrin por më e rëndësishme është të kemi parandalim dhe të mos lejojmë eskalim të situatës” – tha ministri i brendshëm, Oliver Spasovoski.

Në lagjen Butel të Shkupit situata sot ishte e qetë ndërkohë që ndërmarja “Parqet dhe Gjelbërimi” bënin pastrimin e vendit ku ishin të vendosura tendet kundër vendosjes së kryqit në këtë zonë. (Rexhep Qamili, TVM2)