Protesta para MPB-së, Petrov kritika Spasovskit dhe BDI-së
Nën organizim të Kongresit Botërorë Maqedonas, u mbajt një protestë para Minsitrisë së Punëve të brendëshme, me kërkesën që minsitri i Brendëshëm Oliver Spasovski të krijoj kushte për ndërtimin e kryqit në Butel të Shkupit...

“Kongresi Botërorë Maqedonas kërkon nga minsitri I Punëve të Brendëshme Oliver Spasovski, urgjentisht të krijojë kushte për ndërtimin e kryqit në Butel, ta kthej lokacionin në drejtim të kryerësit të punëve ndërtimore, dhe të merren masa ndaj atyre që dëmtuan pronën në parcelën ndërtimore” – tha Todor Petrov nga Kongresi Botërorë Maqedonas.
Petrov nuk e kurseu as BDI-në. Madje sipas tij 100 mijë votuzesit e sajë nuk jetojnë në Maqedoni, pasi janë të ardhur nga Kosova.
“Është e pritshme sjellja e BDI-së, për shkak të 100 mijë votuesit që nuk i ka në Maqedoni, pasi asnjëher nuk kanë jetuar këtu. Ata janë pjesë e 150 mijë kosovarëve, të cilëve në mënyrë kundërkushtetuese LSDM në vitin 1994 iu dha shtetësi të Maqedonisë për kualicion me PPD-në që e ndryshoi përbërjen etnike dhe fetare të Maqedonisë” - deklaroi Todor Petrov nga Kongresi Botërorë Maqedonas. .
E pa kënaqur me mosintervenimin e policies për largimin e protestuesve shqiptarë u shpreh edhe kryetarja e Komisionit për mardhënie mes Bashkësive Fetare, Valentina Bozhinovska, e cila njëherit kërkoi që në mënyrë istitucionale të kontrollohen vendimet e komunës së Çairit për shqiponjën dhe komunës së Butelit për kryqin. (Gyltene Sinani, TVM2)
