Cigaret me çmime te reja, Qytetarët: Edhe shtrenjtë edhe të dëmshme
Sipas kalendarit të akcizës të cigareve në Maqedoni, cigaret do të shiten me çmim më të lartë prej 3 deri denarë për paketë....

Çmime të reja kanë të gjitha llojet e cigareve që prodhohen nga Kombinati i duhanit në Prilep, mes të cilave janë edhe cigaret Brend. Shtrenjtohen edhe llojet e cigareve “Evropa”, “San”, si dhe llojet e ndryshme të cigareve Marlboro që deri tani shiteshin me çmim 90 denarë, kurse tani do të kushtojnë 95 denarë.
Ndërsa qytetarët edhe pse janë të vetëdijshëm se pirja e duhanit përkeqëson shëndetin dhe ndikon në xhepin e tyre , ata vazhdojnë të jenë duhanëpirës dhe shprehin shqetesim kur te njejtat kane rritje te cmimit.
“Kemi pirë dhe tani më e kam ndërprerë. Vendosa të mos të pijë duhan se e pashë që nuk kasha dobi prej saj normal edhe nga ana financiare më shkojshin paret kot e kot dhe e dyta, kisha problem shendetesore me laringun. Sa më larg duahnit të qendrojnë por dikush është I nvarur edhe prej duahit”
“Ai qe pinë shumë harxhon shumë ai që pinë pak harxhon më pak, po ai që nuk pin hic më mirë është".
“Janë shtrejtuar nuk kemi cka të bëjmë. Ai që e pin duhanin nuk do të ndikoje shumë çmimi” – thanë disa ga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
Shtrenjtimi për 3 denarë i pakove të cigareve parashikohet të vazhdojë deri në fillim të korrikut të 2016-tës, pas së cilës në shtatë vitet e ardhshme ata do të rriten për katër denarë.
Sipas te dhenave nga ministria e Financave, ky trend i rritjes së çmimeve, për 8 vite do t’i shtrenjtojë në mënyrë drastike çmimet e cigareve në vend. Përkatësisht pakoja më e shtrenjtë e cigareve, e cila sot kushton 120 denarë, për 8 vite do të kushtojë 154 denarë. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)
