Merkel, kritika të ashpra Greqisë
06.03.2016 13:39
Kancelarja gjermane Angela Merkel hapur e ka kritikuar Greqinë për kushtet katastrofale për akomodim të refugjatëve...

Ajo është zhgënjyer që deri tani nuk është përgatitur as një pjesë minimale e 50 mijë shtretërve të parashikuar për akomodim të refugjatëve, numër që BE-ja e kërkoi nga Athina zyrtare.
Në intervistë për edicionin e nesërm javor të gazetës "Bild" kancelarja premtoi se Qeveria greke duhet të sigurojë akomodim të rehatshëm për të gjithë refugjatët të cilët gjenden në territorin e saj.
Merkel në intervistë potencon se për momentin po bën biseda me kryeministrin grek Cipras i cili sipas saj dëshiron të ndihmojë por kërkon përkrahje nga BE-ja e cila është e gatshme të ofrojë ndihmë solide.
