Mexhiti: Nëse ka luana në qendër të Shkupit pse mos ketë edhe shqiponjë
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, lidhur me çështjen e kryqit të planifikuar që të vendoset Butel ka deklaruar....

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, lidhur me çështjen e kryqit të planifikuar që të vendoset Butel ka deklaruar nëse mundet në Shkup të ketë luana dhe dema, një kopsht zoologjik të tërë, pse të mos ketë edhe shqiponjë dykrenare.
“Nuk mundet që shqiponja dy krerësh të jetë si pretekst për atë që është ndërmarr në Butel, të një vendimi të marr brenda natës, pasi që ky simbol nuk është vendosur për inati të tjerëve, por për vlerësimin e simbolit të shqiptarëve dhe bazohet në vendimin e programit në vitin 2012, ndërsa si vendim i veçantë në vitin 2015, duke respektuar principin e Badinterit. Kur mundet që në Shkup të ketë luana dhe dema, ndoshta i tërë kopshti zoologjik, pse të mos jetë edhe shqiponja dy krerësh e cila është nga ky rreth” – tha Izet Mexhiti.
Mexhiti tha se nuk guxojnë të keqpërdoren simbolet fetare për politikë ditore sepse nuk është vendi i kryqit ose minareve në mes të udhëkryqeve ose në rrugë. I pyetur se kjo ngjarje mund të eskaloje dhe të sjell kriza edhe më të thella brenda koalicionit nëse vlerësohet se shqiponja dy krerësh nuk është vendosur në pajtueshmëri me Ligjin dhe në Saraj paralajmërohet vendosja e një përmendore të njëjtë, ndërsa është paralajmëruar edhe një referendum për kryqin, Mexhiti tha se duhet të reflektojë pala tjetër pasi që argumentet janë në anën tonë dhe ne po i shfrytëzojmë të gjitha principet demokratike për ta kontestuar një vendim jo legal.
“Ne nuk jemi duke bërë asgjë tjetër përveç që po i shfrytëzojmë metodat demokratike që janë marr nga vendet evropiane. Ne vetëm po e ngremë zërin tonë, po protestojmë kundër vendimit jo legjitim i cili në të ardhmen do të nxitë kriza dhe provokime” – deklaroi Izet Mexhiti për Radio Evropa e Lirë.
Para dy viteve tha Mexhiti tha se u vendos shqiponja para stacionit policor në Bit Pazar dhe nuk kishte kundër reagim nga ana tjetër si tani, andaj duhet të kërkohet përgjigja te pala tjetër se pse tani po reagojnë në atë mënyrë. (Rexhep Qamili, TVM2)
