Kriza e refugjatëve në kufirin Maqedoni- Greqi
“Ndoshta për dy ditë populli evropian do t’i hapi kufijt për në Evropë, por ndoshta edhe jo. Ne nuk dim asgjë. Nuk kemi shancë tjetër. Unë mendojë se jam person pa fatë sepse, para meje tranzituan disa njerëz, ndërsa unë akoma jam këtu” - tha një refugjatë.

Fatin e këtij refugjati ditë me rradhë e ndajnë edhe mijëra të tjerë në kifirin ndërkufitarë Maqedoni-Greqi.
Golgota e tyre nuk ka të ndalur. Burra, gra, fëmijë me prind dhe të vetmuar vazhdojnë të jenë të bllokuar në Idomeni dhe lusin autoritet evropiane për ndihmë. Shpresa e tyre se një ditë do të fillojnë një jetë të re në vendet e BE-së, gjithënjë e më shumë po zvoglohet. Mbi 13 mijë refugjatë akoma janë përgjatë kufirit me Maqedoninë dhe presin rradhë të gjata për të kapur kuotën ditore të lëshimit të refugjatëve nga Maqedonia për në Evropë.
“Kam vetëm një mesazhë për popullin evropian. Ne jemi vëllezer dhe jemi njerëz . Ne kemi të drejtat e njeriut dhe ju duhet të dini këtë. Ata duhet të din këtë. Ne shpresojmë se do të hapen kufijtë për fillimin e një jete të re”.
“Të gjithë jemi nervoz, pa të holla, të uritur, të sëmurë dhe pa shpresë por çfarë mund të bëjmë. Këtu jamë dhjetë ditë dhe askush nuk interesohet për ne”.
“Tani ndodhem para kufirit dhe për momentin ai është i mbyllur. Gjatë natës së kaluar autoritetet e Maqedonisë lëshonin 1 ose nga 2 refugjat në orë të transitojnë përmes Maqedonisë. Jemi shumë të lodhur dhe na pret dhe shumë rrugë për të bërë” – thanë disa nga refugjatët e intervistuar.
Refugjatët e shumtë të mbërritur në këtë zonë qendrojnë në tende improvizuese.
Për shkak motit të ndryshushëm dhe tendeve të holla shumë refugjatë janë ftohur dhe kanë temperaturë të lartë trupore.
Zëvendeskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë Fatmir Besimi sot vizitoi kampin e refugjatëve në Gjevgjeli.
“Maqedonia duhet të ketë koordinim të fuqishëm me të gjitha vendet e rajonit, vendet e rutës ballkanike dhe me BE-në dhe me sukses t'i implementojë vendimet e BE-së për krizën në fjalë. Sot pashë se si duket gjendja në këtë qendër. E vizitova kampin e refugjatëve dhe u binda se refugjatët i kanë të gjitha kushtet në kampin e Gjevgjelisë” – tha zv.kryeministri i Qeverisë, Fatmir Besimi.
Kampet e pranimit në Gjevgjeli dhe Tabanocë janë të stërmbushura me refugjatë. Ekipet e Kryqit të Kuq thonë se refugjatët në këto dy kampe përballen më së shumti me përhpajen e morrave.
“Morrët janë më shumë të përhapura në kampin e refugjatëve në Tabanocë. Ekipet e Kryqit të Kuq u organizuan në mënyrë që refugjatëve tu jepet ndihmë ditore në ushqim, higjenë dhe ilaçe. Njëkohësisht shpërndamë një numër të madhë të shpamoneve kundër morrave dhe angazhuam personel për qethjen e flokëve të refugjatëve. Deri tani situata është nën kontroll” – deklaroi Suzana Tuneva nga Kryqi i Kuq.
Njohësit e çështjes së migrimit në nivel ndërkombëtar nga Turqia janë të mendimit se kriza e refugjatëve në Ballkan mund të tejkalohet vetëm me udhëtimin e lehtë të refugjatëve në Evropë e jo me pengesa.
“Edhe Turqia i pranon të gjithë refugjatët nga Siria të cilët tranzitojnë për në Evropë. Unë mendojë se kjo nuk e ndryshon natyrën e problemit derisa nuk lejohet udhëtimi i lehtë i refugjatëve për në Evropë. Ne kemi përafërsisht gjysëm milion refugjatë vetëm në Stamboll, ndërsa po të ktheheshin në Turqi edhe 600 mijë të tjerë, të penguar në rrugën ballkanike, do duhet të gjejnë rrugë tjetër për në Evropë” – tha profesori unifersitar në Turqi, Emre Gonen.
Ndërkohë për shkak të numrit të madhë të refugjatëve të bllokuar në kufirin Maqedoni- Greqi, një guvernator i Greqisë kërkoi të shpallet gjendje e jashtëzakonshme derisa nuk gjindet zgjidhje afatëgjatë e refugjatëve tashmë të bllokuar në Idomeni. (Rexhep Qamili, TVM2)
