Me rasin e Ditës së Mësuesit “El Hilal” ndan libra për disa shkolla shqipe
Me rastin e 7 marsit ditës së mësuesit, Organizata Humanitare “El Hilal” ka ndarë libra për disa shkolla me mësim në gjuhën shqipe...

Nga donacioni prej 500 librash të Organizatës “El Hilal” përfituan shkollat “Naim Frashëri” -Kumanovë, shkolla e Forinës së Gostivarit, SH.F “Rexhep Voka” - Shipkovicë, shkolla e Nigushtakut të Likovës dhe SH.F “Bedri Tahiri” në Sfillare të Komunës së Sarajit.
“Në këtë dit të bukur në këtë diell gjdo her edhe arsimi shqip por edhe jeta jon,mirëqenia në këto treva ,gjdo her të jet e ndritëshme. Ky aktivitet i “El Hilalit” në vete ngërthen edhe një dimension humanitar, ka edhe një dimension shpirtëror një dimension kombëtar, një dimension patriotik, mbi 11 mijë libra të autorëve tonë, publicistëve tonë të spikatur” – tha Kryetari i OH - “El Hilal”, Behixhudin Shehabi.
“Në emër të shkollave që u lexuan më pare shfrytëzoj rastin që shoqatën humanitare el hilal ta falenderoj për kontributin që u jep shkollave shqipe,për ti furnizuar bibliotekat shkollore me tekste shkollore,njëherit nga kjo foltore gjith arsimdashësve të gjuhës shqipe ju uroj 7 marsin Ditën e Mësuesit” – tha Agim Miftari.
Me rastin e 7 marsit ditës së mësuesit nesër në të gjitha shkollat shqipe janë paraparë aktivitete të shumta, për të përkujtuar mësojtoren e par shqipe në Korçë të vitit 1887. (Gyltene Sinani, TVM2)
