Tiranë, protesta te liqeni, sërish konfrontime me policinë

06.03.2016 18:11

Rikthehen protestat e dhunshme në Tiranë, teksa shoqëria civile proteston kundër ndërtimit të një këndi lojërash, projekt i kreut të Bashkisë Erjon Veliaj...

Sic duket edhe nga këto pamje, policia bashkiake dhe ajo e rendit kanë dhunuar fizikisht aktivistët, 4 prej të cilëve i kanë shoqëruar me forcë për në polici. Përplasjet kanë vazhduar për rreth 2 orë.

Përafqësuesi i shoqërisë civile, Eljan Tanini ftoi të gjithë qytetarët që t’i bashkohen protestës për të denoncuar shkeljet e Kryebashkiakut.

Por, kryetari Veliaj pasi mbolli 200 qershi japoneze në parkun e Liqenit Artificial, paralajmëroi se bashkia e Tiranës nuk tërhiqet nga projekti.

Ky projekt ka disa javë që po kundërshtohet nga shoqëria civile. Sipas aktivistëve, Veliaj do të ndërtojë lokal në të vetmin park të gjelbëruar në Tiranë, por kryebashiikau e ka mohuar një akuzë të tillë. (Luljeta Ndoka, TVM2)