Italianët e marrë peng në Libi kthehen në shtëpi
06.03.2016 18:36
Italianët Gino Pollicardo dhe Filippo Calcagno mbërritën sot në Itali, pas gjashtë muajve të kaluara si pengje në Libi...

Ata janë liruar të premten, por kthimi në shtëpi të shtunën u anulua për arsye sigurie.
Që të dy u rrëmbyen korrikun e kaluar së bashku me dy shtetas italianë të cilët u vranë të enjten e kaluar gjatë përleshjeve të pjesëtarëve të DAESH-it dhe milicisë lokale në Libi.
Katër italianët kanë punuar në kompaninë italiane të ndërtimit në Libi, ku edhe ishin rrëmbyer.
