Logopedët shqiptar, fushatë ndërgjegjësimi në ditën evropiane të logopedisë
Me rastin e 6 marsit ditës evropiane të logopedisë, disa logoped shqiptar kanë organizuar një fushatë ndërgjegjësimi të popullsisë rreth logopedisë...

Logopeda Ajshe Beqiri sqaron se lokopedi merret me zbulimin, parandalimin, diagnostifikimin dhe trajtimin e çrregullimit në të folur, dëgjim, zë, të shkruar dhe lexim.
“Kemi edhe fëmijë të cilët nuk flasin fare por me rehabilitim logopedik mund të arrijmë deri diku të folurit. Poashtu logopedia trajton edhe sindroma të ndryshëm si sindromën Daun ose sindroma tjerë, sindroma autizëm dhe kështu me rradhë” – tha logopoedja, Ajshe Beqiri.
Qytetarët e mirëpresin fushatën për informimin e popullatës dhe theksojnë nevojën për më shum logopet shqiptar.
“Logopedia është shum e nevojshme për prindërit por më shum e nevojshme për fëmijët që kan pengesa në të folur.por edhe kta që jan me impiant si vajza ime që është e implantuar.është tepër e nevojshme duhet patjetër të ket rehabilitim për këta fëmij... Është pak problem se në institucionet shtetërore nuk po kemi të punsuar logoped shqiptar” – tha një prind.
Me qëllim të informimit sa më të madh të qytetarëve , në Çarshinë e Shkupit logopedët dhe studentët e logopedisë ndanë broshura me infirmacine, me shpresë se ato do të arrijnë te ata që kanë nevojë. (Gyltene Sinani, TVM2)
