Derbi Rabotniçki – Shkupi pa fitues, barazon edhe Renova

06.03.2016 19:04

U zhvilluan sot tri nga gjithsej pesë ndeshjet e xhiros së 21-të në Ligën e Parë futbollistike në vendin tonë...

U zhvilluan sot tri nga gjithsej pesë ndeshjet e xhiros së 21-të në Ligën e Parë futbollistike në vendin tonë, me ç`rast derbi I javës, për fat të keq pa praninë e publikut, u zhvillua në Veles, ku ekipet shkupjane Rabotniçki dhe Shkupi, luajtën baraz 1-1.

Për të dyja skuadrat, ishte kjo ndeshja e tyre e tretë sivjet dhe sërish u mbyll pa fitues dhe me nga një gol për të dyja ekipet.

Ndërkohë, me rezultat të njejtë u mbyll edhe ndeshja mes Renovës dhe Horizont Turnovës, ku vendasit, në orvatje për të zënë vendin e gjashtë dhe për tu plasuar në plej of, në cilësinë e nikoqirit në Kërçovë, nuk arritën të fitojnë më shumë se një pikë.

Nga ana tjetër, Shkëndija, ndeshjen e xhiros së 21-të, do ta luaj nesër, si nikoqir në Çair të Shkupit, ku do të pret Mlladost Carev Dvorin. (Mustafa Ademi, TVM2)


                                                KAMPIONATI FUTBOLLISTIK

                                                 Liga e parë – java e 21-të

 

Rabotniçki – Shkupi                                    1:1

Renova – Horizont T.                                  1:1

Sileksi – Metalurgu                                     3:0

Nesër, ora 14.00

Shkëndija – Mlladost C.D. 

E martë, ora 14.00

Vardari – Bregallnica                                 

-------------------------------------------------------------------------------

Renditja:

1.         Vardari                                 49 (-1)

2.         Shkëndija                             44 (-1)

3.         Sileksi                                   33

4.         Rabotniçki                            31

5.         Shkupi                                  31

6.         Renova                                 21

7.         Horizont T.                          21

8.         Bregallnica                           20 (-1)

9.         Mlladost C.D.                       16 (-1)

10.       Metalurgu                            13