“Tefejuzi” vazhdon me suksese, 6 mundës, 6 medalje

06.03.2016 19:09

Të motivuar nga kampioni olimpik në mundje, Shaban Tërtena, mundësit e Tefejuzit nga Shkupi po vazhdojnë me suksese të reja...

Të prirë nga trajnerët Nazmi Ali, Abaz Emini dhe Idris Kurtishi ata në kampionatin zgedhor që u zhvillua, të shtunën, në Shkup kanë fituar 6 medalje, prej tyre dy të arta, dy të argjendta dhe dy të bronzta.

Vendet e para i kanë fituar: Ramadan Mustafa (85kg) dhe Shukri Asani (96kg), në vendet e dyta dolën: Besim Ameti (55kg) dhe Jetmir Imeri (66kg), ndërsa vendet e treta i zurën: Armin Idrizi (55kg) dhe Bujamin Nuishi (74kg).

“Jemi shumë të kënaqur me këto rezultate dhe ne shpresojmë se do të vazdojmë me këtë ritëm”, pohojnë nga KM Tefejuz.