Hashim Thaçi, zërat anti SHBA të sponsorizuara nga Rusia
06.03.2016 19:13
Presidenti në ardhje i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se zërat kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të sponsorizuara nga Rusia dhe elementë të ndryshëm ish-jugosllavë...

“Unë nuk e përjashtoj që të jenë sponsorizuar nga jashtë, sidomos duke pasur parasysh një angazhim në rritje të Rusisë në rajonin tonë dhe një shtim të keqinterpretimit të çështjes së Kosovës nga udhëheqësit rusë në debatet apo përplasjet e tyre me botën perëndimore. Ka edhe aty-këtu disa elementë jugo-nostalgjikë që i ushqejnë këto sentimente anti-amerikane duke trashëguar retorikën prej regjimit okupator të mëparshëm, por që sa vjen e po zbehen dhe humbasin ndikimin”, ka thënë Thaçi për “Gazetën Shqiptare”.
