Klinika e Kardiologjisë, LSDM:Ka vetëm një antibiotik, klinika demanton

06.03.2016 19:45

Sipas informacioneve nga mjekët në Klinikën për kardiologji për momentin ka vetëm një antibiotik i cili ju jepet të gjithë pacientëve që janë në spital, kanë pohuar nga LSDM...

Nga kjo parti kërkojnë që ministri Todorov të del menjëherë dhe të tregoj nëse Kardiologjia është lënë vetëm me një antibiotik.

Sipas tyre, në Kardiologji tani më dy muaj mungojnë 70 për qind i materialit medicinal për shërimin dhe trajtimin e pacientëve. Nga ana tjetër Klinika për Kardiologji i përgënjeshtron këto informata. 

Nga kjo klinikë thonë se në çdo moment ka të paktën tre lloje antibiotikë me spektër të gjerë për përdorim parenteral dhe më shumë se pesë lloje të antibitokëve për përdorim prerooral.

Nga Klinika e Kardilogjisë theksojnë se asnjë pacient nuk ka mbetur pa kujdesin dhe terapinë e duhur, ndërsa përzjerja në politikën e shëndetësisë dhe bërjen e fushatës me njollosjen e punës profesionale të Klinikës nuk është në interes të pacientëve.