Gjykata Themelore e Dibrës , 5.534 lëndë të zgjidhura me sukses
Puna dhe angazhimi me korektësi e transparencë ka bë që edhe gjatë vitit 2015 Gjykata Themelore e Dibrës të kryejë me sukses punën e saj shprehet kryetari i gjykatës themelor të Dibrës Mersim Marku...

Sipas raportit të punës të gjyqit të Dibrës, për vitin 2015 janë zgjidhur 5 mijë e 534 lëndë për cka edhe këtë vit pritet që gjykata themelore e Dibrës të shpallet si gjykatë apsolute efikase, shprehet Marku.
Gjykatës Themelore të Dibrës që nga viti 2006 i janë marë kompetencat e gjykatës për kundërvajte të cilat ja kanë kaluar gjykatës së Kërcovës ndërsa ata të lëndëve mes personave juridik i janë kaluar gjykatës së Gostivarit, kjo ka dëmtuar në masë të madhe qytetarët e Dibrës të cilët shprehen se për një kundërvajte apo për dicka të vogël duhet shkuar deri në Kercovë e Gostivar, që do të thotë kthimi i kompetencave do tu dilte në përkrahje të madhe qytetarëve dibranë. (Atli Dema, TVM2)
