Maqedoni

Garë ndërkombëtare për robotikë dhe inteligjencë artificiale "RoboMac 2016"

07.03.2016 09:27

Në Fakultetin për elektroteknikë dhe teknologji infirmatike (FETI) sot do të hapet gara e shtatë ndërkombëtare për robotikë...

Në Fakultetin për elektroteknikë dhe teknologji infirmatike (FETI) sot do të hapet gara e shtatë ndërkombëtare për robotikë dhe inteligjencë artificiale "RoboMac 2016", që do të zgjasë deri më 13 mars.
 
Në garë do të marrin pjesë 65 garues nga vendi dhe 15 nga jashtë. RoboMac 2016 përfshin një sërë punëtorish dhe ligjeratash në të cilat pjesëmarrësit do të njihen me robotikën dhe arritjet më të reja shkencore.
 
Gjithashtu, pjesëmarrësit do ta zbatojnë diturinë e tyre në punë të vërteta, ndërsa zgjidhjet e veta do t'i prezantojnë në Garën përfundimtare, e cila do të mbahet të shtunën më 12 mars në Shtëpinë e ARM-së.
 
RoboMac 2016 e organizon dega studentore e Seksionit të Maqedonisë të Institutit për inxhinieri nga elektroteknika dhe elektronika (IIEE) dhe Parlamentit studentor të FETI-t, ndërsa nikoqir është Fakulteti për elektroteknikë dhe teknologji informatike pranë Universitetit "Cirili e Metodi" në Shkup./mia