Maqedoni
Në "Alo doktor" 1.113 thirrje për një javë
07.03.2016 09:46
Në linjën telefonike "Alo doktor" (02/15 123) javën e kaluar janë regjistruar 1.113 thirrje...

Këshillë mjekësore nga hapja e linjës më 15 shtator 2014 deri më tani kanë marrë 80.478, kumtoi sot Shtëpia e Shëndetit Shkup.
Linja është në dispozicion 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtpërdrejt mjekësor në momentin e paraqitjes së simptomave të ndryshme të çrregullimit të shëndetit për këshilla mjekësore në dispozicion janë 25 mjekë.
Nga Shtëpia e Shëndetit Shkup informojnë se thirrjet janë prej qytetarëve të të gjitha qyteteve të Maqedonisë.
Të gjithë personave të cilët kanë kërkuar këshillë mjekësore në linjën telefonike "Alo doktor" u është dhënë ndihmë shëndetësore me këshilla dhe terapi përkatëse, thuhet në kumtesë. /mia
