Samiti BE-së: Diskutohet për mbylljen e rutës ballkanike
Liderët e BE-së në Samitin e sotëm të jashtëzakonshëm në Bruksel, kushtuar krizës së emigrantëve...

Liderët e BE-së në Samitin e sotëm të jashtëzakonshëm në Bruksel, kushtuar krizës së emigrantëve, pritet të sjellin vendim për mbylljen e rutës për refugjatët përgjatë vendeve ballkanike, si pjesë e angazhimeve për ndalimin e praktikës për ridërgim të ri nga Greqia drejt Evropës Qendrore.
Në letrën dërguar shefave të shteteve apo qeverive të anëtareve të BE-së, kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk shfaqi "optimizëm të kujdesshëm" se në takimin e sotëm të kreut, si dhe në Samitin BE-Turqi do të arrihen "rezultate pozitive".
Sipas Tusk, mbyllja e rutës ballkanike të refugjatëve nuk do ta zgjidh problemin me emigrantët tërësisht, prandaj nevojitet të sillet vendim për ndihmesën e Turqisë me qëllim që ta ndalojë valën e refugjatëve ndaj Greqisë por edhe të pajtohet të kthejë mbrapa një pjesë të emigrantëve të cilat nga territori i saj janë drejtuar drejt Evropës, ndërsa nuk kanë bazë për marrjen e azilit në BE.
Tusk paralajmëroi se Këshilli Evropian duhet të sjellë vendim për sigurimin e 700 milionë eurove të dedikuara për aktivitete humanitare të Eurokomisionit, të cilat në pjesë më të madhe do të dedikohen si ndihmë për Greqinë.
Siç njofton e perditshmja franceze se valës së emigrantëve ilegal përmes Ballkanit po i vjen fundi, ndërsa BE-ja do ta mbështesë Greqinë "në këto momente të vështira" dhe do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj t'i ndihmojë në ballafaqimin me krizën e refugjatëve.
