Botë
Austria dërgon 20 tonë ndihmë në Greqi
07.03.2016 10:06
Austria në fillim të javës do të dërgojë 20 tonë ndihmë për Greqinë me qëllim që sa më lehtë të ballafaqohet me ndihmën...

Austria në fillim të javës do të dërgojë 20 tonë ndihmë për Greqinë me qëllim që sa më lehtë të ballafaqohet me ndihmën, paralajmëroi ministrja austriake e Punëve të Brendshme, Johana Mikël Lajtner.
Dërgesa, siç theksohet në kumtesë do të përmbajë shtretër, sete higjienike dhe do të dërgohet me tre kamionë.
"Austria me pranimin e 90 mijë azilkërkuesve vitin e kaluar dha kontribut të madh humanitar për tejkalimin e krizës së emigrantëve. E dimë se çfarë do të thotë presioni dhe prandaj dëshirojmë t'i mbështesim të gjitha vendet partnere, të cilat janë nën presion", porositi Mikël Lajtner.
Ajo theksoi se kjo është sjellje korrekte dhe shfaqi shpresë se këtë shembull do ta ndjekin edhe shumë shtete të tjera të BE-së./mia
