Botë
Autoritetet turke arrestojnë dy persona në kufirin me Sirinë
07.03.2016 10:17
Dy anëtarë të dyshuar të grupacionit Shteti Islamik (SHI), te të cilët janë gjetur eksploziv plastik dhe një jelek për sulme vetëvrasëse...

Dy anëtarë të dyshuar të grupacionit Shteti Islamik (SHI), te të cilët janë gjetur eksploziv plastik dhe një jelek për sulme vetëvrasëse, janë arrestuar nga autoritetet turke në kufirin me Sirinë, njofton televizioni Si-En-En Turk.
Të dyshuarit janë vërejtur derisa kanë tentuar në fshehtësi ta lënë çantën në një automjet transportues, i cili ka kaluar në vendkalimin kufitar Jonxhopnar.
Ata janë arrestuar, pasi gjatë bastisjes te ta janë gjetur dhjetë copë eksploziv plastik dhe një jelek vetëvrasës./mia
