Botë
Australi: Qëllohen tre persona, policia rrethon zonën
07.03.2016 10:37
Në Sidnei të Australisë, një person i armatosur brenda një fabrike ka bërë që policia të rrezojë zonën...

Në Sidnei të Australisë, një person i armatosur brenda një fabrike ka bërë që policia të rrezojë zonën, sepse një burrë është qëlluar për vdekje dhe dy të tjerë janë plagosur.
Policia tha për BBC se operacioni ishte “delikat” dhe në vazhdim në periferinë industrial të Ingleburn-it, në jugperëndim të qytetit.
Nuk dihet nëse i armatosuri po mban ndonjë njeri peng.
Pamjet tregojne policinë e armatosur rëndë teksa ka rrethuar fabrikën.
Lidhur me këtë ngjarje, një person tjetër është arrestuar në vendin e ngjarjes, sepse po pengonte hetimin.
