Maqedoni
Shënohet 7 Marsi-dita e mesuesit aktivitete në mbarë trojet shqiptare
07.03.2016 10:51
Në mbarë trojet shqiptare, sot shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit. 125 vjet më parë, më 7 Mars të 1887-ës, në Korçë u hap mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe...

Kjo ditë përkujtohet si një ngjarje me rëndësi kulturore e historike. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.
Veç tjerash kjo ngjarje u konsiderua një fitore për popullin shqiptar, pasi deri me atëherë mësimet mbaheshin nëpër shtëpi private në mënyrë të fshehtë.
Edhe pse në kushte të vështira, kur ndalohej mësimi i gjuhës shqipe, ajo qëndroi e hapur për 15 vjet.
Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj.
Kjo dite edhe sot festë shënohet me aktivitete të ndryshme te organizuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, duke filluar me vizita ne shkolla te ndryshme te vendit, me akademi, dhe per te perfundua me takimin e Ministrit Abdilaqim Ademi me vetesanet e arsimit shqip ne Maqedoni.
Festa e 7 marsit, dita e mesuesit po shenohet edhe ne Kosove dhe Shqiperi, Mal të Zi, Preshevë, Medvegje e Bujanovc, si dhe ne Diasporë.
