Sportet E Tjera
Maqedonia me pesë mundës në Kampionatin Europian
07.03.2016 11:00
Ekspedita e Maqedonisë në mundje, nën prirjen e seleksionuesit Lulzim Vrenezi, ka udhëtuar sot për në Riga të Letonisë...

Ekspedita e Maqedonisë në mundje, nën prirjen e seleksionuesit Lulzim Vrenezi, ka udhëtuar sot për në Riga të Letonisë, ku duke filluar prej nesër e deri të dielën, do të mbahet Kampionati Europian në stil të lirë, greko romak si dhe në konkurimin e femrave.
Vendi ynë, në këtë samit kontinental do të përfaqësohet me gjithsej pesë mundës, tre prej tyre të vendit dhe dy rus, me pasaportë të Maqedonisë.
Jasin Rexhallari nga klubi I mundjes Liria, Dejan Mitrov dhe Boban Danov nga Ballkaneci I Shtipit dhe rusët Labazan Akserbiev e Magomedgadji Nurov do të janë pesë përfaqësuesit e Maqedonisë në këtë evenimet.
Pritjet janë që mundësit tanë të mund të futen në luftë për plasman sa më të mirë, pasi konkurenca në çdo kategori është e jashtëzakonshme, edhe përkundër faktit se as fitorja e medaljes së artë në këtë Europian, nuk do të sigurojë normë olimpike për në Rio de Zhaneiro.
Sipas seleksionuesit Vrenezi, përgatitjet kanë rrjedhur mirë dhe të gjithë mundësit janë në formë të mirë.
Nga përfaqësuesit e Maqedonisë, në dy samitet e fundit kontinentale, Jasin Rexhallari ishte mundësi I vetëm që ishte plasuar në mesin e tetë më të mirëve në Europë.
Shkupjani, para nisjes për në Riga, ka paralajmëruar se synimi I tij edhe sivjet mbetet I njejti, të përsërit këto suksese.
Ndryshe, nga mundësit tonë, I pari pritet të paraqitet nesër, Akserbiev, që të mërkurën të pasojnë Mitrov dhe Nurov.
Të enjten do të garoj Rexhallari, ndërsa garimin pritet ta mbyll Danov, me paraqitjen e tij të premten.
MUSTAFA ADEMI
