Maqedoni

7 Marsi: Ademi uron Nikollën dhe Bajramin

07.03.2016 11:09

Në këtë ditë nuk kanë munguar as urimet e institucioneve, komunave dhe personaliteteve për arsimtarët...

Edhe ministri i Arsimit dhe Shkences i Maqedonise Abdilaqim Ademi u ka dërguar telegram urimi ministres së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë Lindita Nikolla dhe ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës, Arsim Bajrami.

Kombi shqiptarë sot po shënon një datë të rëndësishme për arsimin në gjuhën shqipe. Puna e palodhshme dhe fisnike e mësuesve që nga rilindësit tanë dhe deri më sot ka bërë që gjenerata të shumta të arsimohen në gjuhën tonë amtare.

Në këtë datë të rëndësishme për Kombin, dëshirojë të përsëris qëndrimin se bashkëpunimi në sferën e arsimit dhe shkencës mbetet prioritet në bashkëpunimin tonë të ndërsjellët.

Në përpikshmëri do të angazhohemi në zbatimin e marrëveshjes e nënshkruar në Vlorë dhe në Manastir vitin e kaluar, marrëveshje kjo që thellon bashkëpunimin në sferën e arsimit dhe shkencës në mes vendeve tona, thuhet në telegramin e urimit të ministrit Ademi.