Maqedoni

UT uron festën e 7 marsit

07.03.2016 11:41

7 Marsi, na përkujton figurën e nderuar të Mësuesit kombëtar, përpjekjen titanike më vigane të kombit tonë për të ruajtur identitetin kombëtar...

7 Marsi, na përkujton figurën e nderuar të Mësuesit kombëtar, përpjekjen titanike më vigane të kombit tonë për të ruajtur identitetin kombëtar, si dhe për t’u bërë ballë synimeve grabitqare dhe asimiluese të armiqve tanë të përbetuar.
 
Universiteti ynë, çdo vit e shënon këtë datë historike, si ditë e ndritur nga e kaluara jonë e lavdishme, si dhe një motiv nxitës për punën që kryejnë punonjësit tanë të arsimit dhe shkencës.
 
Mësuesve tanë të nderuar dhe të gjithë punonjësve të arsimit ua uroj festën e 7 Marsit, me dëshirat më të mira për suksese të reja dhe arritje në sferën e arsimit në gjuhën amtare, thuhet në telegramin e urimit të rektorit të UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti