Maqedoni

7 marsi, Thaçi: Arsimi dhe gjuha, mburoja e kombit tonë

07.03.2016 11:45

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi, ka uruar mësimdhënësit shqiptar në këtë ditë feste për arsimin shqip...

“Në këtë ditë,  me respekt të veçantë e kujtojmë kontributin e jashtëzakonshëm të të gjithë mësimdhënësve tanë, vepra e të cilëve ka sjellë dritën e arsimit dhe edukimit në shtëpitë tona. Shtylla kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm të një shoqërie është fuqizimi i dijes. Është e pakontestueshme se arsimi, kultura dhe gjuha janë shpirti dhe mburoja e një kombi. Më lejoni që për nder të 7 Marsit – ditës së arsimit shqip, në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, t’ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta arsimtarëve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë”, thuhet në telegramin e urimit të liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi.