Maqedoni

Bejta: Mësuesit mbajnë në duar përgjegjësinë e edukimit të gjeneratës së re

07.03.2016 11:58

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta uroi mësimdhënësit shqiptarë me rastin e 7 Marsit, ditë së mësuesisë Shqipe...

"Të ushtrosh detyrën e mësimdhënësit, një profesion kaq të shenjtë nuk është vetëm privilegj por është edhe një përgjegjësi e madhe para kombit që përfaqëson. Nga duart tuaja janë kalitur bijtë dhe bijat tona më të mira që ishin shpirti dhe mëndja e popullit tonë. Sot, përsëri Ju keni në dorë privilegjin dhe përgjegjësinë për të ndërtuar një gjeneratë të ditur, të përgjegjshme dhe profesionale e cila do t’ju paraprijë proceseve shoqërore, kombëtare dhe do të jetë e aftë për të ndërtuar të ardhmen për brezat që do të vijnë. Duke u përkulur para sakrificës dhe punës së palodhshme të të gjithë mësimdhënësve ndër breza, Ju uroj 7 Marsin, këtë ditë të shenjtë dhe madhështore për arsimin në gjuhën Shqipe", përfundon urimi i kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta drejtuar mësimdhënësve shqiptarë.