Maqedoni

Janë dhënë 375 vërtetime për njohje të së drejtës së azilit

07.03.2016 12:18

Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), 375 shtetasve të huaj...

Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), 375 shtetasve të huaj u dha vërtetime për qëllim të shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit. Prej tyre, 115 janë të gjinisë mashkullore dhe 91 të gjinisë femërore, si dhe 168 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit dhe një fëmijë i cili udhëton pa shoqëri të prindit.
 
Sipas shtetësisë, vërtetime janë dhënë për 334 shtetas të Sirisë dhe 41 të irakut, prëderisa nuk janë dhënë vërtetime për shtetas të Afganistanit.
 
prej fillimit të vitit deri dje janë dhënë gjithsejt 89.491 vërtetime për shtetas të huaj. Sipas shtetësisë së personave, më të shumtë janë shtetasit nga Siria, 44.611, Afganistani, 26.546 dhe Iraku 18.331.
 
Në periudhën e njejtë, në Sektorin për azil, kërkesë për njohje të së drejtës së azilit kanë parashtruar 29 persona, prej të cilëve 22 nga Siria dhe shtatë nga Afganistani, në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.
 
Njëkohësisht, në Sektorin për azil nuk janë parashtruar kërkesa për njohje të së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit./mia