Botë
Së paku 21 kryengritës të vrarë gjatë sulmit ndaj një baze ushtarake në kufirin ndërmjet Tunizisë dhe Libanit
07.03.2016 12:34
Ushtarë tunizianë sot kanë vrarë së paku 21 kryengritës, të cilët paraprakisht kanë kryer sulm ndaj bazës ushtarake...

Ushtarë tunizianë sot kanë vrarë së paku 21 kryengritës, të cilët paraprakisht kanë kryer sulm ndaj bazës ushtarake në afërsi të kufirit me Libinë, kumtoi Ministria tuniziane e Mbrojtjes.
Në përleshje jetën e kanë humbur së paku katër civilë, ndërsa edhe katër persona të tjerë janë plagosur, pohojnë burimet spitalore.
Incidenti ka ndodhur pasi kryengritësit kanë kryer sulm në një postbllok të Gardës kombëtare dhe bazës ushtarake në qytetin Ben Gerdan, pas çka ka pasur të shtëna.
Sulmi i sotëm ndodhi vetëm një javë pasi forcat tuniziane të sigurisë vranë pesë kryengritës, të cilët kanë hyrë në vend përmes Libisë./mia
