Maqedoni

Dita e mësuesit, gëzuar festën edukues të brezit të ri

07.03.2016 12:53

Mësuesit shqiptarë festojnë sot ditën e tyre, ditën e mësonjtores së parë shqipe, ditën e realizimit të ëndrrës së rilindasve tanë për një shkollë në gjuhën shqipe...

Ata që I gëzohen më shumë kësaj dite duket se janë nxënësit. Nuk janë të paktë fëmijët  që në të ardhmen dëshirojnë të bëhen mësues, dhe kjo dashuri për profesionin e ardhshëm, ka nisur pikërisht nga mësuesit e tyre. 
 
“Mësuesit I duam se janë të vlershëm ata neve na edukojnë në këtë jete. Do të mar profesionin si të mësueses time të bëhem edhe unë mësuese. Unë mar këshilla nga mësuesja ime dhe mendoj se edhe unë duhet të udhëzohem në këtë rrugë”...
 
“Në fakt ata janë një pikë e vlershme në jetën time dhe vetë profesionin qe kanë na shtyjnë që ne ti duam ata. E kisha zgjedhur profesionin e mësuesit . kanë një pike me të lartë në kualitetin tim dhe është më e vlefshme për popullin tim”, thanë nxënësit e anketuar.
 
Mësimdhënia ka ndryshuar shumë që nga hapja e shkollës së parë shqipe. Por dashuria e mësuesve të përkushtuar, mbetet ende e njejta. Gjithsesi edhe mësuesit e tanishëm, kanë pasur frymëzim mësuesit e tyre të at’hershëm. 
 
“Që nga viti ‘59 kam qënë nxënës I klasës së parë  dhe mua më lindi idea që me cdo kushtë  të arij dhe të bëhem mësues që ta përcjellin rrugën e tij. Asgjë nuk më është dukur rëndë se një ditë do të bëhem mësues dhe  të dal para nxënësve  që ata të presin prej meje ata që e kamë mësuar  dhe gjatë gjithë kohës jamë mësuar në mënyrë të vcecantë të jem I përkaditur ashtu siq ishin ata për mua”, tha Kadri Llamallari, mësues.
 
“Puna si arsimtare si mësuese është një kënaqësie e vacantë  të ofronë kënaqësi shpirtërore kur sheh rezultatet e fëmijëve kur sheh ato që punën që e arijmë me mundin tonë Ajo na jep një privilegj  shume të madh në jetën tonë. Ato janë ardhmëria jonë kur shohim  ardhmërinë tonë që e kemi në nivel të duhur edhe arsimi shqip e arin kulminacionin e vet”, tha Selvije Bakiu, mësuese.
 
“Thelbi I profesionit të mësuesit është edukimi dhe arsimimi I nxënësve. Puna e mësuesit në sferën e edukimit dhe arsimimit paraqet një aktivitet me përgjegjësi  kulturore dhe shoqërore duke pasur qëllimet e larta që duhet ti realizojnë  në zhvillimin e gjithanshëm  të personalitetin dhe në aftësimin e kuadrove”, tha Emine Ramuka, mësuese.
 
Por sa ka ndryshuar vërtetë profesioni I mësuesit ndër vite. Më të moshurit thonë se arsimi në të kaluarën ka qenë më cilësor sepse mësuesit ishin më të përkushtuar. Por ka dhe të tillë që mendojnë se me kohën, gjërat kanë përparuar për mirë.
 
“Unë mendojë se mësuesit në atë kohë kanë qenë shumë më të mire kanë dhënë mësime shume më të mira.  Mendojë se atëherë më shumë kanë mesu  se sa tash. Tash shumë më dobët po mësojnë por faji nuk qëndronë të fëmijët po tek mësuesit”...
 
“Tash mendoj se janë me profesional mendoj se më të ditur. Ndërsa fëmijët kushtet i kanë më të mira dhe më shumë mësojnë tash”, thanë qytetarët e anketuar.
 
Pa marrë parasysh vështirësitë, ndryshimin e kohës e të teknologjisë, ndryshimin e mentalitetit edhe të vetë nxënësve, profesioni i mësuesit vazhdon të mbetet profesioni i njerëzve që kanë në dorë ardhmërinë e një kombi dhe mësuesit vazhdojnë të mbeten njerëzit që duhen marrë si shembull sepse vetëm përkushtimi i tyre, është garanci për ardhmërinë e një kombi të tërë.
 
REJHANE BUSHI-METAJ