Botë

Përmbytje në Serbi, gjendje emergjence në disa komuna

07.03.2016 14:53

Rreshjet e rrëmbyeshme dhe përmbytjet kanë detyruar edhe autoritetet serbe të shpallin gjendje të jashtëzakonshme...

Rreshjet e rrëmbyeshme dhe përmbytjet kanë detyruar edhe autoritetet serbe të shpallin gjendje të jashtëzakonshme në Çaçak, Lucan, Arilije dhe Topola.

Në Bajina Basta në perëndim  të vendit, ka pasur edhe rrëshqitje dheu. Shumë shtëpi janë nën ujë dhe rrugët janë dëmtuar ndjeshëm.

Në Perlinje kanë rënë 80 mililitra shi për metër katror, lumi Cemernica ka dalë nga shtrati madje ka kapërcyer edhe pengesat e vëna nga emergjenca civile. 15 shtëpi janë evakuar.