Ekonomi

KRRE: Nga mesnata shtrenjtohen derivatet e naftës

07.03.2016 15:04

Prej mesnatës, derivatet e naftës do të shiten me cmime të reja...

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur që nga mesnata do të shtrenjtohen çmimet e benzinës për 3 denarë, ndërkaq dizeli për 2.5 denarë për litër.
 
Eurosuper BS 95 do të shitet për 58 denarë për litër, Eurosuper BS 98 për 60 denarë për litër, ndërkaq Eurodizeli do të shitet për 43.5 denarë për litër.